Tips Teknologi



Judul:72 ore muzike ne “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa kendon sonte ne Prishtine
Durasi:00:01:22
Dilihat:6,715x
Diterbitkan:10 Agustus 2018
Sumber:Youtube
Suka Ini ?:

Festivali i cili qëmton ta vendosë Kosovën në hartën e kulturës për të provuar se vendi më i ri evropian nuk mund të identifikohet vetëm me skandale apo konflikte, tërheq vëmendjen e shtypit të huaj të shkruar.

Kryesisht ato britanike, si “The Guardian” e përkufizojnë “Sunny Hill Festival”, jo thjesht një skenë ku do të këndojnë artistë të konfirmuar në skenat ndërkombëtare dhe ato shqiptare, por si një mënyrë për të ndihmuar në përshpejtimin e procesit të përmirësimit të imazhit të vendit.

Dhe këtë po e bën artisti Dukagjin Lipa, që angazhimin ia lehtëson e bija, Dua Lipa, ylli i ri i popit botëror. Ndërsa kur bëhet fjalë për njohjen e Kosovës si shtet i pavaruar, është i dashuri i Duas, modeli britanik Isaac Carew, që komentit të një ndjekësi në llogarinë e tij në Twitter “Mirë se vjen në Serbi” i përgjigjet me “Gjeografia nuk është pika jote më e fortë, apo jo?”.

Kjo foto e shkrepur gjatë paradites në Parkun Kombëtar të Gërmisë, aty ku do të mbahet festivali, tregon se gjithçka është gati. Në skenën pas krahëve të dhjetëra të rinjve që kontribuojnë vullnetarisht për ti treguar fqinjëve ballkanik dhe Evropës se Kosova është një vend paqe dhe muzikëdashës, do të këndojnë mbi 30 artistë nga sonte me hitet e Dua Lipës e deri të dielën me këngëtarë po aq të suksesshëm në krijimtarinë e tyre.

Tv Klan

BAGIKAN KE TEMAN ANDA


this video can not be downloaded